Pamjet që shihni vijnë nga Dukagjini, ku kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë shkaktuar shkëputjen e disa shkëmbinjve nga shpati i malit, të cilët kanë rënë në mes të rrugës.
Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është bllokuar për disa orë. Në mungesë të ndërhyrjes së institucioneve përgjegjëse, banorët e zonës janë detyruar të marrin kazmat dhe të dalin vetë për të pastruar rrugën.
“Përshëndetje! Në Dukagjin, nëse mund ta postoni. Ata thonë se kanë dërguar emergjencat civile, por këtu janë vetëm banorët,” shkruan njëri prej tyre.
Nga pamjet duket qartë se gurët kanë mbuluar të gjithë rrugën. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.