Ura e Nikaj-Mërturit shembet për herë të dhjetë, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2025, 12:28

Banorët e zonës Nikaj-Mërtur kanë denoncuar një problem të përsëritur që rrezikon jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Ura kryesore e zonës është shembur për herë të dhjetë, duke krijuar rrezik serioz për fëmijët që shkojnë në shkollë dhe për automjetet që kalojnë mbi të.

Banorët tregojnë se autoritetet lokale vetëm vendosin disa dru të kalbura dhe largohen, pa ndërhyrë me një zgjidhje të qëndrueshme. Sipas tyre, pardje një kamion ka rënë nga ura, por nuk ka ardhur asnjë për ndihmë.

Ata bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrje dhe riparim të menjëhershëm, pasi kjo rrugë është kryesore dhe nuk ka alternativa.

Banorët kërkojnë veprime konkrete për të parandaluar një tragjedi të mundshme.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendejte joqalbania! Jemi ca banor ne zonen nikaj mertur. Eshte hera e disate qe ura e nikaj merturit shembet per arsye qe nuk e rregullojne kurre vetem vijne vejne ca drrasa dhe ikin. Rrezikojne femijet qe shkojne ne shkolle te bien se nuk ka rruge tjeter rrezikojne automjetet te bien ne lumë , Ju lutem te marrin mase sa me shpejt faleminderit anonim te lutem. Pardje ka rene kamioni dhe nuk ka ardhur asnji eshte e 10 here qe bine edhe vine sjellin drrasa te kalbura edhe esht rruga kyqe e nikaj mertur nuk ka rrige tjeter

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit