Makina fundoset në nënkalimin e përmbytur, qytetarët mezi arrijnë të shpëtojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2025, 11:29

Nënkalimi i Mamurrasit është përmbytur dhe bllokuae ditën e sotme.

Disa automjete janë bllokuar dhe fundosur në ujin që ka arritur mbi 1 metër pasi nënkalimi s’ka asnjë lloj tubacioni apo kanalizimi për rrjedhjen e ujit.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë mund të shihni se si një mjet fundoset plotësisht në ujë ndërkohë që qytetarët që po udhëtonin me të mezi arrijnë të dalin.

Për momentin qarkullimi nëpërmjet këtij nënkalimi është ndaluar pasi situata ka dalë jashtë kontrollir.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit