Spitali i Lushnjës në gjendje të mjerueshme: Shëndeti i pacientëve në rrezik

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2025, 11:21

Një qytetar nga ka denoncuar një situatë shqetësuese në Spitalin e Lushnjes, duke e përshkruar atë si “katastrofë” dhe “pisllëk të pa parë ndonjëherë”. Ai tregon se gjatë ditës së djeshme ka dërguar djalin për mjekim, por ajo që ka gjetur aty e ka lënë të tronditur.

Sipas denoncimit, batanijet në pavijon ishin të grisura e të mbuluara me njolla, çarçafët me gjak, ndërsa në krevat kishte edhe pambuk të përdorur e të përgjakur. Edhe më skandaloze, sipas qytetarit, është fakti se infermierja e pranishme jo vetëm që nuk ndërhyri për ta pastruar vendin, por nuk njoftoi as pastrueset për të kryer detyrën.

“Nuk guxon të çosh fëmijën në spital, sidomos te pediatria. Të vjen tmerr. Pisllek i madh!” – shprehet ai, duke kërkuar që rasti të trajtohet anonimisht.

Ai shton se gjendja nuk është e keqe vetëm në urgjencë, por edhe në repartet e tjera, ku mungesa e higjienës është e frikshme dhe rrezikon drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve.

Qytetari apelon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë, ndërsa thotë: “Nëse shkoni t’i hidhni një sy spitalit të Lushnjes, do vini duart në kokë.”

Ky denoncim ngre sërish shqetësimin e vazhdueshëm për kushtet e shëndetësisë publike dhe nevojën urgjente për kontrolle, pastrim dhe përgjegjësi nga drejtuesit e institucionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit