Malësi e Madhe: Rrufeja shkakton zjarr në një banesë dhe e shkrumbon plotësisht

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 18.11.2025, 10:16

Një banesë dykatëshe në fshatin Preknicaj të Shkrelit, Malësi e Madhe, u përfshi nga flakët gjatë orëve të natës. Zjarri ra rreth orës 02:00, duke shkrumbuar plotësisht ndërtesën, që është pronë e Zef Preknicajt. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. Dyshohet se shkak për zjarrin janë shkarkesat elektrike, pas kushteve atmosferike të përkeqësuara gjatë ditëve të fundit.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrëfikësve, banesa nuk mundi të ruhej dhe dëmet materiale janë të mëdha. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të saktësuar shkakun e zjarrit.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar tek qytetarët dhe i kërkojnë atyre të jenë shumë më vigjilentë gjatë ditës së sotme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit