Moti i keq shkakton problemet e para, kanale të bllokuara dhe uji mbi 30 cm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2025, 10:13

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët, dita ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë në disa zona të vendit, duke shkaktuar problematika të shumta në terren.

Aktualisht, situata më kritike paraqitet në Mamurras, qarkun e Lezhës dhe Durrësit, konkretisht në zonat e Lalëzit, Manzës, Rrushkullit dhe Hamallajt. Niveli i ujit ka arritur mbi 30 cm dhe qarkullimi i automjeteve, veçanërisht atyre të vogla, po kryhet me vështirësi të mëdha.

Disa prej kanaleve të kullimit janë bllokuar, ndërsa sipërfaqe të tëra tokash bujqësore janë përmbytur. Në disa raste, automjetet kanë mbetur të bllokuara nga uji pa mundur të lëvizin.

Për shkak të rrugëve të lagështa, një kamion në zonën e Mamurrasit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit për disa minuta.

Në disa banesa, kate të para kanë nisur të përmbyten, duke shtuar shqetësimin e banorëve. Nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet, situata pritet të bëhet më serioze pasi shumë kanale janë bllokuar plotësisht dhe masat e marra nga autoritetet, përveç njoftimeve në rrjetet sociale, janë inekzistente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit