Policia paralajmëron shoferët: Kujdes nga rrugët e përmbytura dhe reshjet e shiut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.11.2025, 09:29

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për rrezik të vërshimeve të shpejta në disa lokalitete në Kosovë sot dhe nesër (18 dhe 19 nëntor), si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të shiut, që kanë nisur nga orët e para të së martës.

Për shkak të situatës, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke i bërë thirrje veçanërisht shoferëve të automjeteve të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën mes mjeteve dhe të ngadalësojnë gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në apelin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit