Përmbytjet kërcënojnë jetën e qytetarëve në Vlorë, kryetarja Brunilda Mersini në “gjumë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2025, 00:36

Banorët e Vlorës duket se po bëhen gjithnjë e më shumë specialistë në menaxhimin e ujërave të shiut, pasi Bashkia e Vlorës ka vendosur ta shmangë plotësisht pastrimin e kanaleve dhe pusetave në qytet.

Në videot dhe denoncimet që kanë mbërritur pranë redaksisë së JOQ, duket qartë që rrugët e shkatërruara dhe kanalet e bllokuara janë bërë pjesë e përditshmërisë. Banorët nuk kanë pritur më ndihmë institucionale, por kanë ndërhyrë vetë duke improvizuar me thasë me rërë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga përmbytjet.

“Jemi lodhur duke pritur! Askush nuk vjen të pastrojë pusetat, çdo shiu na kthehet në ankth,” shprehen qytetarët, të cilët duket se kanë transformuar banesat e tyre në fortesa improvizuese kundër ujit.

Sot Vlora ka qenë në qendër të kritikave, ndërsa moti i keq ka bërë që dhjetëra qytetarë të raportojnë situata alarmante. Banorët nuk kërkojnë thjesht një pastrim rutinë ata kërkojnë një reagim urgjent nga Bashkia e Vlorës, me në krye kryetaren Brunida Mersini, pasi sipas tyre reshjet e shiut rrezikojnë të përmbysin banesat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit