Rusia godet anijen turke me 4000 ton gaz në Ukrainë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.11.2025, 22:52

Një incident i rëndë u regjistrua në portin e Izmailit, në rajonin e Odesës në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë, ku forcat ruse kanë goditur një anije turke të ankoruar në zonë.

Autoritetet lokale raportojnë se situata paraqet rrezik të madh, pasi anija mund të shpërthejë në çdo moment.Sipas TurkiyeToday, anija “Orinda” mbante rreth 4,000 ton gaz të lëngshëm nafte (LPG). Goditja shkaktoi një zjarr të fuqishëm, duke detyruar autoritetet të evakuojnë zonat përreth për arsye sigurie.

Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Detare të Turqisë konfirmoi se të 16 anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar të sigurt dhe pa lëndime. Ndërkohë, ekipet ukrainase të zjarrfikësve po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët.

Autoritetet turke po monitorojnë nga afër situatën dhe mbajnë komunikim të vazhdueshëm me autoritetet ukrainase, ndërsa evakuimi i fshatrave përreth vazhdon për të minimizuar çdo rrezik.

Në gatishmëri janë vënë edhe autoritetet rumune. Rreth 100–150 banorë të fshatit Plaurou, përballë Ismailit në lumin Danub, po evakuohen si masë paraprake. Kryetari i bashkisë së zonës, Tudor Cernega, deklaroi se shërbimet e sigurisë po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi dhe po largojnë edhe kafshët, për shkak të rrezikut real të një shpërthimi të fuqishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit