Me masë sigurie “arrest shtëpie”, 69-vjeçari del në qytet i veshur si grua

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.11.2025, 22:19

Një ngjarje e pazakontë dhe komike në të njëjtën kohë ka ndodhur në fshatin Strum të Roskovecit. Një 69-vjeçar, i identifikuar si Jorgo Hatija, që ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka vendosur të dalë jashtë shtëpisë duke përdorur një metodë aspak të zakonshme: është veshur si grua.

Në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i moshuari shihet duke ecur në rrugë i veshur me fustan, derisa një qytetare që e ka njohur, e filmon dhe e ekspozon. Pamjet janë regjistruar më 14 nëntor, ndërsa në momentin që i moshuari kupton që po filmohet, fillimisht tenton ta godasë gruan, por më pas largohet me shpejtësi.

Sipas Policisë së Roskovecit, 69-vjeçari ishte vendosur nën arrest shtëpie pas një konflikti të mëparshëm me vëllanë e tij. Të dy ishin në masë sigurie, ndërsa ai duket se ka zgjedhur “zgjidhjen” e tij për të dalë pa u vënë re, një veshje femërore dhe një shpresë se policia nuk do ta njihte.

Plani, megjithatë, nuk funksionoi. 69-vjeçari u kap në flagrancë në rrugët e fshatit, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Një ngjarje që, edhe pse e sjell situatën ligjore në qendër, nuk mund të mos zgjojë pak humor për mënyrën se si i moshuari tentoi t’i shpëtojë kontrollit policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit