Tentoi t’i shpëtonte policisë me fustan, 69-vjeçari kapet në Roskovec

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.11.2025, 21:47

Një ngjarje e pazakontë ka befasuar banorët e fshatit Strum dhe forcat e policisë. Një 69-vjeçar, ndaj të cilit ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, tentoi të dilte lirshëm në qytet duke u maskuar si grua, me shpresën se do t’i shpëtonte kontrollit policor.

Sipas burimeve, i moshuari ishte larguar nga banesa dhe po qarkullonte në rrugët e fshatit i veshur si grua, por sjellja e tij ka tërhequr vëmendjen e patrullës së Fierit. Pas verifikimeve, ai u identifikua dhe u ndalua në vend.

Policia e Fierit e ka shoqëruar 69-vjeçarin për shkelje të masës së sigurisë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit