Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar, policia kontrollon bizneset e viktimës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.11.2025, 20:57

Policia greke po vijon hetimet për vrasjen e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar, ngjarje e rëndë që ndodhi më 5 tetor në Finikounda të Greqisë.

Sipas autoriteteve, janë kontrolluar dyqanet e pronarit, i cili kishte punësuar autorin 22-vjeçar të dyshuar për krimin. I riu, i cili punonte në bizneset e viktimës, është arrestuar së bashku me një bashkëpunëtor të tij, një greko-britanik gjithashtu 22 vjeç, ndërsa hetuesit po kërkojnë prova që mund të hedhin dritë mbi motivet e vrasjes.

Policia ka kontrolluar në të njëjtën kohë shtëpinë dhe kampingun e viktimës, me urdhër të një hetuesi, në kërkim të provave shtesë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit, kur autori, i maskuar, hyri me forcë në recepsionin e kampingut. Ai qëlloi për vdekje pronarin 68-vjeçar dhe më pas mikun e tij 60-vjeçar, i cili u përpoq të shpëtonte. Në momentin e vrasjes ishte i pranishëm edhe nipi i pronarit, i cili arriti të arratisej.

Hetimet vijojnë për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit