Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, ku dyshohet se një automjet ka goditur disa makina të parkuara njëra pas tjetrës dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë disa automjete të dëmtuara, të rreshtuara pas njëra-tjetrës.
Një dëshmitar na shkruan: “Në plazh të Durrësit i ka përplasur dhe janë larguar!”
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të verifikohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin e aksidentit.