Lagjia 24 Maj në Vlorë është përballur me një problem të vazhdueshëm: mbeturinat përfundojnë në kanalin kryesor, ndërsa kosha mbeten vendosur në vende të papërshtatshme, duke rritur ndotjen dhe rrezikun për banorët.
Qytetarët ankohen prej kohësh, por askush nuk ka ndërmarrë hapa për të zgjidhur situatën. Edhe pas zgjedhjes së kryebashkiakes së re, Brunilda Mersini, javën e kaluar, asgjë nuk ka ndryshuar. Heshtja dhe mungesa e veprimit nga drejtuesja e bashkisë po shndërrojnë situatën në një krizë të vazhdueshme për higjienën dhe sigurinë publike.
Banorët e lagjes 24 Maj kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi konkrete nga Bashkia, duke paralajmëruar se mosreagimi do të vazhdojë të përkeqësojë jetesën në zonë.