Mërgimtari nga Kosova vdes në Mekë, pasi kreu Umrën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.11.2025, 18:30

Një besimtar mysliman nga Kosova ka vdekur në Mekë, në mesnatën e së dielës.

Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga miqtë e tij në Facebook, të cilët kanë shprehur pikëllimin për këtë ngjarje.

I ndjeri ka vdekur teksa po shkonte drejt aeroportit për t’u kthyer nga Umra.

Ai ishte rreth të pesëdhjetave dhe jetonte në Gjermani.

Po ashtu, sipas informacioneve, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një infarkt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit