Publikoi pagat e drejtuesve të LGBTQ, aktivisti përfundon në polici

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.11.2025, 18:43

Aktivisti Andrea Bregu është shoqëruar këtë pasdite në Komisariatin e Policisë së Tiranës, pas një postimi në “Facebook” ku ai publikoi një databazë me të dhëna mbi pagat e personave që i cilëson si “mercenarët e Sorosit” në Shqipëri.

Lista e publikuar nga Bregu përfshin drejtues dhe aktivistë të organizatave LGBTQ, mes tyre Altin Hazizaj, Xheni Karaj, Isa Myzyraj dhe përfaqësues të tjerë të organizatave që, sipas tij, marrin financime për të kundërshtuar modelin tradicional të familjes shqiptare.

Bregu pretendon se aktiviteti i këtyre organizatave synon fëmijët shqiptarë dhe shkatërrimin e familjes tradicionale. Në një video denoncuese, ku shfaqet së bashku me avokatin Altin Goxhaj, ai deklaron se thirrja në polici ka për qëllim ta frikësojë dhe ta ndalojë të flasë më tej.

Ndërkohë, avokati Goxhaj shprehet se ligji në bazë të të cilit po hetohet Bregu është futur në fuqi në mënyrë të dyshimtë dhe se kallëzimi ndaj tij përbën presion për të heshtur denoncimet ndaj asaj që ai e quan një axhendë që po avancon me shpejtësi në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit