Këmbësorët rrezikojnë jetën duke kaluar përmes autostradës në Unazë të Madhe

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.11.2025, 17:55

Ndodh shpesh që teksa udhëton përgjatë Unazës së Re në Tiranë, të shohësh kafshë të shtypura nga makinat që lëvizin me shpejtësi të lartë.

Në ndryshim nga kafshët, të cilat nuk kanë aftësinë të kuptojnë apo të parashikojnë rrezikun kur hyjnë në rrugë, njerëzit e dinë mirë sa i madh është rreziku i një përplasjeje.

Megjithatë, disa prej tyre nuk tregojnë kujdes dhe zgjedhin të kalojnë rrugën në mes të një autostrade të ngarkuar, duke marrë përsipër dhe pasojat për jetën e tyre. Një situatë e tillë është regjistruar në zonën e Shkozës, ku dy persona shihen teksa kalojnë rrugën mes makinave që lëvizin me shpejtësi.

Dy të rinj që ndodheshin aty pranë e filmuan ngjarjen, të habitur nga ajo që panë. Ata shkruajnë: “Përshëndetje, shiko çfarë bëhet te Unaza e Re në Shkozë, si e kalojnë rrugën njerëzit.

Kjo video duhet të shërbejë si një apel për të gjithë këmbësorët: Mos kaloni rrugën ku t’ua marrë mendja, por aty ku është përcaktuar, në vija të bardha ose mbikalime të posaçme. Kështu mbroni jetën tuaj, dhe nuk dërgoni pas hekurave shoferë që nuk u kanë asnjë borxh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit