Murtezani: Integrimi evropian kërkon vazhdimësi, pjekuri dhe vullnet të qartë politik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.11.2025, 15:34

Ministri për Çështje Evroiane, Orhan Murtezani theksoi se Raporti i ri vjetor i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, paraqet pasqyrë të qartë të arritjeve të deritanishme dhe të fushave në të cilat reformat duhet të përforcohen.

Ai theksoi se vendi mban nivel të qëndrueshëm dhe të mirë të gatishmërisë në sërë kapitujsh kyçe, por se dinamika e progresit duhet të jetë më energjik, veçanërisht në segmentin e sundimit të së drejtës.

Murtezani theksoi se kjo Qeveri hyn me vullnet të qartë politik për të konkretizuar reformat, për të përshpejtuar miratimin e ligjeve kyçe dhe për ta shndërruar gatishmërinë në rezultate reale.

Ai shtoi se Agjenda e reformave, skrining raportet dhe Plani i rritjes japin arkitekturën e plotë për progres, ndërkaq detyra e institucioneve është që të sigurojnë ritëm dhe zbatim të qëndrueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit