Një qytetar denoncon një faqe kosovare që sipas tij mashtron njerëzit, duke pretenduar se ofron postën e humbur me 8 € për paketë, ku përfshihen tre posta të humbura. Ai thotë se porositi tre paketa me vlerë 24 € dhe 2 € për postën, gjithsej 26 €, por në të vërtetë mori produkte që mund të blihen për vetëm 1 €.
Qytetari thekson se vlera e një produkti sipas faqes fillon nga 90 €, ndërsa paketat që ai mori vijnë nga Kosova. Ai kërkon që lajmi të publikohet për të paralajmëruar qytetarët, duke shtuar se faqja është e sponsorizuar dhe mashtron klientët e saj.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ! Një faqe kosovare po mashtron njerëzit gjoja po japin postën e humbur me 8 € pakon që ka brenda 3 posta të humbura. Unë porosita 3 paketa 24 € dhe 2 € posta 26 € dhe më dolën gjëra që merren te linja 1 €. Publikojeni se po bëjnë super mashtrim. Unë porosita 3 paketa 24 € dhe 2 € posta 26 €. Vlera e një produkti thotë duke filluar nga 90 €. Vijnë nga Kosova këto. Është faqe e sponsorizuar.
