Prej 7 ditësh i ngecur në çark, ariu i murrmë s’ia del dot dhe ngordh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2025, 15:27

Ariu i murrmë, specie e mbrojtur me ligj në Shqipëri, i cili prej 7 ditësh kishte rënë në një çark në pyjet e fshatit Xhafaj në Tepelenë, ka ngordhur.

Pas publikimit të videos në JOQ ALBANIA, ku shihej qartë gjendja e rëndë e arit të kapur në kurth, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u drejtuan në vendin e quajtur “Thanzë”, pranë fshatit Xhafaj dhe aty konstatuan ariun e ngordhur.

Ai ishte kapur në këmbë nga një çark, i dyshuar se është vendosur nga banorë të zonës me qëllim mbrojtjen e të mbjellave dhe bagëtive nga kafshët e egra.

Specialistët për Hetimin e Krimeve po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore në vendngjarje dhe po vijojnë procedurat për identifikimin e personave përgjegjës.

Ariu i murrmë është një specie e rrezikuar në Shqipëri, dhe gjuetia apo kapja e tij përbën vepër penale sipas ligjit për faunën e egër dhe biodiversitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit