Punonjësit e Bashkisë shtrojnë dy metra rrugë, pjesa tjetër si në mesjetë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.11.2025, 15:25

Punët publike në kryeqytet duket se vazhdojnë të kryhen me dy standarde, ose nuk preken fare, ose “rregullohen” vetëm për sy e faqe, duke u lënë në gjysmë sikur të ishin stërvitje amatorësh dhe jo investime publike me fonde të qytetarëve. Ky fenomen po kthehet në normalitet në Tiranë, ndërsa institucionet përgjegjëse as nuk reagojnë, as nuk japin shpjegime.

Rasti më i fundit vjen nga zona e spitaleve, ku një qytetar ka denoncuar publikisht mënyrën skandaloze se si Bashkia e Tiranës ka vendosur të “shtrojë” rrugën. Në vend që të përfundonin segmentin e dëmtuar, punonjësit kanë shtruar vetëm dy metra asfalt, një copëz qesharake që duket më shumë si dekor për fotografi sesa si punë serioze infrastrukturore. Pjesa tjetër e rrugës vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme, në kushte që të kujtojnë mesjetën.

Ky nuk është incident i izoluar. Qytetarët prej vitesh denoncojnë të njëjtin model pune: ndërhyrje minimale, kozmetike, pa plan të plotë, pa monitorim dhe pa përgjegjësi. Punë që nisin me bujë dhe premisa, e përfundojnë në heshtje dhe me cilësi të dyshimtë.

Ndërsa Tirana rritet, nevojat për infrastrukturë bazë po shpërfillen. Bashkia vazhdon të promovojë projekte madhore, fasada dhe marketing, por në terren realiteti mbetet i hidhur: rrugë të lëna rrugës, trotuare të hapura e të pahapura, lagje të tëra që vuajnë mungesën e investimeve elementare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit