“Shi dhe përmbytje”/ Vlonjatët zënë portat me thasë me rërë, kryebashkiakja po feston

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.11.2025, 15:23

Meteorologët kanë parashikuar reshje shiu me intensitet të lartë për ditën e enjte në qytetin e Vlorës. Megjithatë, deri në mesditë situata ka qenë e qetë dhe reshjet e mëngjesit nuk kanë shkaktuar probleme. Qytetarët e Vlorës kanë marrë masa mbrojtëse gjatë gjithë ditës.

Në shumë lagje, përpara portave janë vendosur thasë me rërë për të shmangur çdo dëmtim të mundshëm nga reshjet e paralajmëruara. Banorët shprehen të shqetësuar pas situatave të vështira që kaluan disa javë më parë. Ata kërkojnë që shteti të ndërhyjë dhe të marrë masa më të forta për parandalimin e përmbytjeve, por deri tani Bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit u zgjodh fituese e Bashkisë Vlorë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS arriti të marrë një fitore të thellë me 78% ose 15 672 vota. Kryebashkiakja e re duket se po gëzon fitoren dhe nuk ka marrë ende masa për të parandaluar rrezikun e përmbytjeve.

Situata mbetet shqetësuese për banorët. Ata apelojnë që Bashkia të ndërhyjë sa më shpejt për të shmangur dëmet e mundshme nga reshjet e shumta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit