Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar kushtet skandaloze në të cilat ndodhet qendra e mjekut të familjes në Pogradec.
Sipas tij, qendra shëndetësore ka të regjistruar 14 mjekë, por vetëm 9 paraqiten në punë, ndërsa pjesa tjetër merr pagën pa kryer detyrën, duke ia lënë punën infermierëve.
Denoncuesi akuzon drejtoreshën e përgjithshme, Silvana Bozdo, për mungesë të plotë përgjegjësie, pasi medikamentet dhe pajisjet e nevojshme për trajtimin e pacientëve nuk ruhen në ambiente të posaçme dhe higjienike, por në një magazinë, pjesë e së cilës është edhe një tualet.
Ai ka dërguar pamje që e vërtetojnë situatën, ku shihen qartë serumet të vendosura në kuti kartoni dhe të lëna në kushte të zakonshme dhome, ndërsa ngjitur ndodhen tualeti dhe mjetet e pastrimit. Kjo gjendje paraqet rrezik serioz për përhapjen e infeksioneve dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse.
Në mesazhin e plotë, denoncuesi thotë:
“Përshëndetje, dua të bëj një denoncim për qendrën e mjekut të familjes në Pogradec!
Sikur të mos mjaftojnë që nga 14 mjekë që duhet të vijnë këtu, vijnë vetëm 9 sepse të tjerët marrin rrogën dhe punën ua bën infermieri që të kryejnë specializimet përkatëse pranë QSUT-së, drejtoresha e papërgjegjshme Silvana Bozdo, mban medikamentet dhe pajisjet e tjera për mjekim dhe trajtim, që duhen mbajtur në kushte të posaçme dhe të pastrua, në tualetin e qendrës. Bashkë me mbetjet spitalore dhe pajisjet e pastrimit të qendrës.
Është një situatë shumë shqetësuese për të cilën duhet të alarmohet dhe shëndeti publik, pasi është shumë e rrezikshme për qytetarët. Sidomos në një kohë si kjo ku qarkullojnë shumë viruse dhe infeksione, aq më tepër ato të vetë tualetit që nuk është vend i përshtatshëm për të mbajtur ato gjëra.
Kjo është videoja që tregon si mbahen. Ju lutem postojeni që autoritetet përkatëse të vihen në dijeni.”