Qytetari pyet: Sa lekë ka marrë kolaudimi për ta nxjerrë këtë “Benz” në rrugë?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.11.2025, 13:46

Shpesh ndodh që automjete me defekte të shohim teksa qarkullojnë në rrugët e vendit, dhe me të drejtë pyesim: Si ka mundësi që këto makina arrijnë të kalojnë kontrollin teknik, ndërkohë që të tjera, edhe pse në gjendje shumë më të mirë, nuk munden të kalojnë?!

Kështu është edhe rasti konkret, i dërguar pranë redaksisë sonë nga një qytetar. Ai ka mbetur i habitur kur ka parë këtë “Benz”, gomat e pasme të të cilit bënin zig-zage nëpër rrugë dhe me një shpejtësi fare të vogël në trafik.

Ai ka ngritur shqetësimin: “Si ka mundësi që këto makina kanë kaluar kolaudimin? Sa lekë kanë marrë punonjësit aty?”

Pamjet flasin vetë, dhe nuk kanë nevojë për komente të tepërta.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit