Onkologjiku në kaos! Ilaçe të shumta mungojnë, pacientët me kancer presin dyerve të spitalit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2025, 12:58

Pacientët e Spitalit Onkologjik të QSUT-së po përballen me një krizë të vazhdueshme të ilaçeve, e cila po kërcënon trajtimin e kancerit.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA, se babai i tij, i cili bën kimioterapi ditore, nuk ka marrë ilaçet e nevojshme për ditë me rradhë dhe terapia po kryhet e gjysmuar për shkak të mungesave së ilaçeve.

Ai thotë se para dy javëve nuk ishte (irino) që shërben për imunoterapi, ndërsa tani nuk ka ( irino dhe cetuximab) ndërkohë që pacientë të tjerë përballen me mungesa të tjera pasi ky nuk është një rast izoluar.

Një raport i Inspektimit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka zbuluar një “kaos” në menaxhimin e barnave onkologjike: mungojnë ilaçe vitale, disa prej tyre janë të skaduara, dhe ka mangësi serioze në kontrollin e stokut dhe ilaçeve që shpërndahen te pacientët.

Sipas auditimit, 46% e barnave antitumorale që janë lejuar për tregtim në Shqipëri nuk janë importuar gjatë periudhës 2021–2025. Për ilaçe të domosdoshme për pacientët më vulnerabël, si Actinomycin D, nuk ka kontrata të qëndrueshme ose furnizime të mjaftueshme. Problemet nuk janë vetëm me barnat — raporti i KLSH-së tregon edhe mospërshtatje të infrastrukturës: pajisje jo funksionale, mungesë personeli, dhe kushtet e pavioneve janë larg standardeve. Për shembull, spitali ka vetëm 19 shtretër për rreth 75 pacientë që vijnë çdo ditë. Gjithashtu, auditimi gjeti ambiente pa ajër të kondicionuar dhe dhoma me lagështirë, çka krijon rreziqe për infeksione.

Por ndërkohë që kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë merren me premtime boshe, pacientët vazhdojnë të përballen me realitetin dramatik të një sistemi që, sipas tyre, nuk i përmbahet dot detyrës më themelore: t’u sigurojë ilaçet jetike.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ doja te mbesja anonim por kemi nje shqetesim, lidhur me Spitalin Onkologjik! Kam babin qe ben kimioterapi ditore edhe para 2 javesh kishte munges ilaçesh dhe ka ber terapin pergjysem, na than qe do te na merrnin ne telefon dhe nuk na mori njeri perseri sot ka munges medikametesh ose me sakt po shkon ora 12 dhe perseri e njejta gje ska ilace. Çbehet me kete vend keshtu? Dhe sa do te durojm, gjisesi faleminderit sepse jeni faqa me e ndjekur ndaj ju shkrova. Te lutem anonim

Radhen e pare nuk ishte (irino) qe sherben per imunoterapi kete radhe ( irino,cetuximab etj) por aty nuk eshte vetem problemi i ketyre, ka edhe shum te tjere qe bejn terapi te ndryshme dhe nuk i marrin medikamentet sepse ka munges ne vazhdimesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit