Banorët e 4 fshatrave në Vlorë protestojnë para SPAK për tjetërsimin e pronave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.11.2025, 12:01

Banorët e Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit protestuan këtë të hënë para godinës së SPAK, duke kërkuar hetim mbi tjetërsimin e pronave të tyre. Ata shprehën pakënaqësinë për mënyrën se si, sipas tyre, pronat po përvetësohen nga individë dhe kompani të lidhura me investime në zonë, me mbështetje ose heshtje nga institucione shtetërore.

Në një kallëzim të depozituar më herët, banorët pretenduan se Këshilli i Ministrave, zyrtarë publikë dhe disa kompani private kanë qenë të përfshirë në një skemë të dyshuar të shpronësimit faktik dhe përvetësimit të pronave. Ata kërkuan që Prokuroria e Posaçme të kryejë një hetim të plotë mbi veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore që sipas tyre kanë lejuar këtë situatë.

Në kallëzim përmenden gjithashtu dëbimi ekonomik, zhvendosja e popullsisë, privimi nga mjetet e jetesës dhe shkatërrimi sistematik i infrastrukturës komunitare. Banorët kërkojnë drejtësi dhe masat e nevojshme për të mbrojtur pronat dhe të drejtat e tyre, duke paralajmëruar se do të vijojnë me protesta nëse shqetësimet e tyre nuk trajtohen nga autoritetet.

Në SPAK banorët kanë dorëzuar një karrocë me dokumente ndërsa kërkojnë drejtësi dhe abuzimet me pronat e tyre të ndalen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit