Adonisi nuk paguan 25 € e qirasë së apartamentit, i bën bllok kudo pronarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2025, 12:13

Një qytetar i është drejtuar redaksisë duke denoncuar një rast që, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe po i shkakton dëm biznesit të tij.

Ai ka deklaruar se një person, u quajtur Adonis, që kishte marrë një apartament me qira është larguar pa kryer pagesën e detyruar dhe se aktualisht e ka bllokuar në të gjitha rrjetet sociale.

Sipas qytetarit, personi ka qëndruar në apartamentin e tij të shtunën dhe është larguar në mëngjes pa kryer pagesën. Denoncuesi është shprehur se ka tentuar ta kontaktojë disa herë nga numra të ndryshëm telefoni, por pa rezultat, pasi Adonisi e bllokon vazhdimisht.

Qytetari ka kërkuar që rasti të bëhet publik, me qëllim që të tjerët të jenë të informuar dhe të mos bien pre e sjelljeve të tilla.

Ai thotë se nuk shqetësohet nga shuma prej 25 eurosh, por mënyra e papërgjegjshme e sjelljes dhe fakti se, sipas tij, raste të tilla po përsëriten. Ai ka theksuar se problemi lidhet me mentalitetin dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e disa individëve.

Para publikimit, JOQ ALBANIA tentoi të njoftonte Adonisin për denoncimin ndaj tij, por mesazhi ishte i paarritshëm.

Denoncimi i pronarit të apartamentit:

Pershendetje, JOQ doja te denoncoja nje rast qe sic duket po ndodh shpesh dhe po behet nje problem tashme. Qe njerez te pa pergjegjshem bejne te tilla sjelllje duke cenuar interesin e biznesit tim drejtperdrejt

Me ka ber bllok ne cdo kanal komunikimi Ky person Iku pa ber pagesen dhe tashme leviz i qete dhe vazhdon te me bej bllok ne cdo numer qe e marr. Po, ka ardhur dje ne darke dhe sot ne mengjes eshte larguar duke bredhur ne shqiperi

I pashqetesuar Po disa here e kam telefonuar me disa numra te ndryshem. Ai pagesen nuk e kryen, pasi per faktin qe me ben bllok me cdo numer qe e marr. Nuk eshte e drejt qe postoj jeten e tij llukzose kudo qe shkon, ndersa ktej nuk paguan apartamentin qe qendron.

Ju lutem bejeni publike kete rast. Sepse nuk mu pergjigj dhe me ka ber bllok dhe ne instagram. Vazhdon te me bej bllok ky person nga cdo acc qe i shkruaj

25€, nuk e kam tek pagesa por e kam tek menyra se si keta njerez sillen dhe se si jan kaq te papergjegjshem. Dhe njerzit ta dine qe ky person operon kete forme qe mos te bien viktime e ketij fenomeni. Te betohen parate nuk i dua fare, eshte thjesht ceshtje mentaliteti qe njerzit akoma vazhdojn e bejne kete gje dhe per kete vlere minimale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit