Edhe pse Banka e Shtetit ia hoqi licencën që në 2020, drejtuesit e Postës Shqiptare, nga Laert Duraj tek Hipokrat Biba, Ervin Bushati dhe Ardit Demiri, duket se nuk u shqetësuan shumë. Posta Shqiptare vazhdon të punojë me kompani si IuteCredit Group, IutePay, Fondi Besa, NOA, Virtus Landing dhe Credital për të “zhvatur” dhe qarkulluar miliona, duke e bërë Postën një kanal të paparë financash të palicencuara.
Banka dhe institucionet e tjera kanë sinjalizuar rrezikun, por deri tani askush nuk ka ndërhyrë. Qytetarët dhe bizneset e vogla mbeten të pambrojtur, ndërsa Posta luan rolin e bashkëpunëtorit të përkushtuar të aktiviteteve financiare të dyshimta.
Në këtë skenar, edhe bankat e mëdha si Raiffeisen, OTP dhe ABI duket se gjejnë mënyra të sofistikuara për të deleguar kredinë tek këto agjenci jo-bankare, duke e bërë gjithë ciklin edhe më të komplikuar, por pa pasoja për ata që vendosin rregullat.
Ekspertët dhe institucionet financiare paralajmërojnë se aktiviteti i tillë mund të rrisë rrezikun për qytetarët dhe bizneset, duke shërbyer si kanal për operacione të dyshimta financiare. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur ndërhyrje efektive nga drejtësia, çka lë të hapur mundësinë që Posta Shqiptare të vazhdojë të luajë një rol qendror në aktivitetet financiare jo-ligjore në vend.
