Një muaj më parë u vetëhodh nga ballkoni, 40-vjeçari humb jetën nga alkooli e droga

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2025, 10:51

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotêm në repartin e reanimacionit te spitalit të Korçës, ku ishte shtruar qe prej ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për Ledion Meçollarin, i cili u gjet i rrëzuar në rrugë dhe u dërgua me urgjence per mjekim.

Sipas informacioneve paraprake, ai ishte në gjendje te dehur dhe përdorues i lëndëve narkotike, çka dyshohet të ketë çuar në perkeqesimin e gjendjes shëndetësore. Mjekët raportuan se trupi i te ndjerit nuk kishte shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja eshtë shkaktuar nga perdorimi i alkoolit dhe substancave narkotike.

Kujtojmë se një muaj më parë, 40 vjeçari ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij. Kjo tentativë vetëvrasje është bërë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit