Banorët e Prrenjasit pyesin nëse investimet pa impakt do ta ndryshojnë të ardhmen e tyre

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 17.11.2025, 10:33

Banorët e Prrenjasit janë të shqetësuar dhe të irrituar nga deklaratat e ministres Bora Muzhaqi, e cila në rrjetet sociale njoftoi për një sërë investimesh të reja mendore për “ndryshimin e fytyrës së qytetit”. Sipas saj, janë duke u ndërtuar fusha sporti me përmasa olimpike dhe qendra multifunksionale për të rinjtë, por banorët pyesin nëse këto investime, të cilat nuk kanë pasur ndikim të dukshëm në situatën ekonomike dhe sociale të qytetit, janë në të vërtetë të nevojshme për të ardhmen e tyre.

Prrenjasi, një ndër qytetet me nivel të lartë papunësie dhe emigracion të të rinjve, përqafohet shpesh nga premtimet për zhvillim, por shumë banorë janë të dyshimtë se a do të sjellin këto projekte ndryshime konkrete në jetë. A janë këto investime me impakt real për qytetin dhe familjet e tij? Apo janë thjesht fjalë e mbushur ekranesh në media?

Banorët këmbëngulin për investime që adresojnë nevojat kryesore të qytetit: punësimin, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e të rinjve, përpara se të harxhojnë fonde në fusha sportive dhe qendra që mund të mos sjellin shumë përfitime të vërteta për njerëzit e zakonshëm.

Për banorët, pyetja është shumë e thjeshtë: A do të ndihmojnë realisht këto investime për të ulur migracionin masiv e të rinjve drejt Evropës? Apo janë thjesht fusha të mëdha të betonit, të zgjedhura për t’u mbushur faqen e medias dhe për t’u treguar qytetarëve se "kemi bërë diçka"?

Dhe më e keqja është se, ndërkohë që të rinjtë largohen, kjo qeveri thjesht po na premton "ndërtim të së ardhmes" me fusha sportive dhe hapësira të humbura në mes të varfërisë, thotë një qytetar nga Prrenjasi.

Fakt është se, ndërsa ministrja fluturon me premtime, Prrenjasi vazhdon të mbetet një qytet i përndjekur nga realiteti, me shumë probleme por pa ndonjë zgjidhje të dukshme. Ndoshta ky është investimi më i madh — fshehur në premtime boshe që nuk sjellin asgjë për qytetin dhe banorët e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit