Të flasësh më shumë se një gjuhë ngadalëson plakjen

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.11.2025, 10:30

Një studim i ri i kryer në Trinity College Dublin ka zbuluar se njerëzit që flasin më shumë se një gjuhë plaken më ngadalë, duke treguar një lidhje të qartë midis shumëgjuhësisë dhe ngadalësimit të plakjes biologjike. Studiuesit analizuan të dhëna shëndetësore nga mbi 86,000 persona në 27 vende të Bashkimit Europian dhe llogaritën “moshën bio-sjelljeje” për secilin individ, duke matur ndryshimet fizike, mendore dhe sociale.

Rezultatet treguan se shumëgjuhësia mund të veprojë si një faktor mbrojtës, duke ulur shenjat e plakjes së përshpejtuar, pavarësisht nga arsimi, të ardhurat ose cilësia e ajrit. Efekti mbrojtës u intensifikua tek ata që flasin dy ose më shumë gjuhë, duke sugjeruar se sa më shumë gjuhë përdoren, aq më i madh është ndikimi pozitiv në ngadalësimin e plakjes. Studiuesit besojnë se kalimi i vazhdueshëm midis gjuhëve stërvit rrjetet njohëse të trurit dhe forcon rezervën njohëse, aftësinë e trurit për të mbrojtur funksionet mendore dhe fizike kundër dëmtimeve që mund të ndodhin me moshën.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se shumëgjuhësia ka efekt të madh kur praktikohet në moshë të re dhe vazhdon gjatë jetës, ndërsa përdorimi i gjuhëve më pas daljes në pension ka ndikim më të kufizuar. Studimet e ardhshme do të përqendrohen në saktësimin e kohës dhe mënyrës se si shumëgjuhësia ndikon në plakje, për të kuptuar më mirë sesi mund të përdoret si një mjet mbrojtës kundër demencës dhe dobësimeve të tjera të moshës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit