Në një lëvizje të papritur, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shkarkuar pa shpjegime zëvendës ministrin e shkencës dhe biologjin e njohur, profesor Roland Kristo. Ky shkarkim i papritur vjen pas mbi 22 vjet shërbimi të palodhur në industrinë e peshkimit dhe përfaqësimit të vendit në arenën ndërkombëtare, duke e bërë atë një figure të respektuar dhe të njohur në komunitetin shkencor.
Profesor Kristo, i cili gjithashtu mbajti për tetë vjet pozicionin e kryetarit të Komisionit të Peshkimit në Mesdhe, konsiderohet si një ndër shkencëtarët dhe biologët më të njohur në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, pa asnjë arsye të dukshme, ai u shkarkua së fundmi nga funksioni, ndërkohë që vendi i tij tani i atribuohet Eraldo Xhanit nga Librazhdi, një emër i njohur si matrioshka dhe "moni" i Taulant Ballës në qarkun e Elbasanit.
Kjo lëvizje e papritur ka ngritur shqetësime të mëdha dhe etikojnë si një skandal të madh në strukturat e ministrisë. Kritikët po e shohin këtë si një shembull të abuzimit me autoritetin dhe një goditje ndaj profesionalizmit dhe dinjitetit të punonjësve të asaj që cilësojnë si "ministri i korruptuar dhe i kapur politikisht".
Profesor Kristo, që nuk kishte ndonjë problem të dëgjuar me drejtësinë ose etikën e punës, është përshkruar si një figure që ndër vite ka njohur vetëm suksese dhe kontribute të vyera për industrinë e peshkimit dhe për vendin.
Ngjarja është shërbyer edhe si kambanë alarmi për nevojën për të rikthyer vlerat e profesionalizmit dhe integritetit në administratën publike, duke shmangur largimin e njerëzve të aftë dhe të njohur vetëm pse ata nuk janë bërë pjesë e mobilizimeve partiake apo për shkak të obligimeve klienteliste të zyrtarëve.
Më poshtë po ndajmë disa foto nga çmimet e profesor Kristo, i cili tani është papunë në rrugë, për t’u kujtuar gjithashtu vlerën që ai kishte si profesionist dhe personalitet i njohur.
