Hidrocentrali i Vëllezërve Hysa Sh.p.k. në Grabovë dëmton toka dhe banesa të banorëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.11.2025, 09:30

Banorët e fshatit Grabovë e Poshtme në qarkun e qytetit Gramsh denoncojnë problematika të mëdha për shkak të ndërtimit të hidrocentralit Grabovë 1, që ka nisur prej katër muajsh. Punimet, të cilat përdorin ujin nga diga pranë hidrocentralit Grabovë 2 dhe kalojnë përmes fshatit, kanë shkaktuar dëmtime në toka dhe shtëpi, rrëshqitje dhe pengesa në rrugë.

Banorët raportojnë marrjen e inerteve nga prona private dhe nga shtrati i lumit, si dhe shkelje të tjera gjatë ndërtimit të hidrocentralit.

Ata thonë gjithashtu se janë përballur me kërcënime dhe presion për të heshtur ndaj shkeljeve, ndërsa punonjësit e kompanisë Vëllezërit Hysa Sh.p.k. nuk janë të mbrojtur dhe nuk kanë sigurime apo patenta. Policia nuk ka dhënë përgjigje ndaj ankesave të komunitetit, i cili kërkon drejtësi dhe ndihmë për të parandaluar dëmtimet dhe shkeljet e vazhdueshme gjatë punimeve.

Denoncimi i banorit:

Përshëndetje! Jam një qytetar nga fshati Grabovë e Poshtme, qarku i qytetit Gramsh. Arsyeja se pse po ju shkruajmë është sepse prej 4 muajsh kanë filluar punimet për ndërtimin e hidrocentralit Grabovë 1, i cili mbledh të gjitha lumenjtë dhe burimet e tjera të konsiderueshme të njësisë administrative Lenie. Për ndërtimin e hidrocentralit, uji do të merret nga diga që po ndërtohet në afërsi të hidrocentralit Grabovë 2, të cilat do të kalojnë përmes Grabovës së Poshtme dhe do të ndërtohet në afërsi të lumit Devoll në fshatin Bratil. Për shkak të këtij hidrocentrali, në fshatin Grabovë ka disa ditë problematike e theksuar të tipit: marja e inerteve (gurëve) në vende të ndryshme, si shtratin e lumit, në toka/prona me tapitë, në rrugë, gjë që si pasojë ka sjellë rrëshqitje të dheut dhe dëmtime të konsiderueshme të tokave dhe shtëpive aty pranë. Konstatohen shkelje të rënda edhe në punimet që kryhen për ndërtimin e hidrocentralit Grabovë 1. Ka kërcënime të mëdha dhe dhunë (po mundohen të na nxjerrin nga banesat me forcë, pa asnjë vlerësim të banesës ose pa mandate të ardhura nga policia). Ka kërcënime të shumta ndaj banorëve, duke na kërkuar në këmbime heshtjen tonë për shkelje të rënda që ata shohin çdo ditë gjatë punimeve. Ku i gjejnë këta të drejtat të na nxjerrin nga shtëpia për ndërtime të hidrocentralit në mes të fshatit, edhe shtëpitë tona që ne i kemi me punë dhe me djersë? Kjo punë po vjen nga firma VËLLEZERIT HYSA SH.P.K., me administrator Kujtim Hysa, i cili gjatë kryerjes së punimeve i drejtohet banorëve duke thënë: “Do të marr inertet dhe ju nuk më ndaloni dot”. Dua t’ju bëj me dije që edhe punonjësit e kësaj firme janë të pambrojtur, nuk kanë sigurime, nuk kanë patenta, disa janë invalidë. Policia nuk na përgjigjet ndaj ankesave tona si fshatarë. Unë jam këtu sot edhe po ju shkruajmë në emër të komunitetit! Po mundohen të na shtypin me këmbë, duke na kërcënuar dhe duke u munduar të na mbyllin gojën dhe sytë me forma manipulimi dhe kërcënimi. DUAM DREJTËSI, DUAM NDIHMË!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit