Gjatë 20 viteve, çmimet e apartamenteve në Tiranë u rritën ndjeshëm në 32 zona kadastrale

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.11.2025, 08:59

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me ritme të forta gjatë 20 viteve të fundit, duke u dyfishuar deri trefishuar në shumicën e zonave të kryeqytetit. Sipas indeksit “Keydata”, i cili analizon të dhënat e tregut për periudhën 2005–2025 në 32 zona kadastrale të Tiranës, çdo njësi bashkiake ka shënuar rritje të fortë, sidomos zonat qendrore dhe ato më të kërkuara për banim.

Njësitë 1, 2, 3, 5 dhe 10 rezultojnë me rritjet më të mëdha, ku çmimet aktuale janë nga 1.5 deri në 3.4 herë më të larta se në vitin 2005. Në ish-Bllok, një nga zonat më të shtrenjta të qytetit, çmimi mesatar ka arritur 2,660 euro për metër katror, duke shënuar rritjen më të fortë në rang qyteti. Edhe zona si Komuna e Parisit, Liqeni Artificial, stadiumi “Selman Stermasi” dhe Selitë raportojnë trefishim të çmimeve.

Edhe njësitë më periferike, si Kombinati, Sharra, Unaza e Re, Medreseja, Zogu i Zi apo Don Bosko, kanë pasur rritje të qëndrueshme, me çmime që sot variojnë nga 1,400 në mbi 1,900 euro për metër katror. Në përgjithësi, të gjitha njësitë e Tiranës kanë përjetuar shtrenjtim të konsiderueshëm, duke bërë që tregu i banesave të jetë sot një nga më të kushtueshmit në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit