I riu vjedh dy herë dyqanin brenda dy ditësh: Mori 4 xhupa, t’i kthejë mbrapsht!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2025, 23:45

Një qytetare nga zona e Kinostudios në Tiranë ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një vjedhje të përsëritur që i ka ndodhur në biznesin e saj. Sipas saj, i njëjti person ka vjedhur dy herë brenda dy ditëve, duke marrë gjithsej katër xhupa.

Vjedhja e parë ka ndodhur ditën e shtunë, ku i riu, siç duket qartë në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, ka marrë një xhup nga ambienti i jashtëm i dyqanit. Sot, sipas pronarës, i njëjti person është rikthyer dhe ka shtuar “dozën”, duke marrë tre xhupa të tjerë.

Momenti i vjedhjes është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit dhe pamjet janë dërguar në redaksinë tonë nga vetë denoncuesja.

Ajo i bën thirrje publikisht personit të identifikuar në video që të kthejë sendet e vjedhura, në të kundërt paralajmëron se do të bëjë kallëzim në polici.

Denoncimi i plotë i qytetares:

“Përshëndetje JOQ! Kam një biznes në zonën e Kinostudios, Tiranë. Djali në video më ka vjedhur një xhup ditën e djeshme. Nëpërmjet faqes suaj i bëj me dije se, në rast se nuk sjell sendin e vjedhur, do bëj kallëzim në polici. Sot ka ardhur prapë dhe ka marrë tre xhupa të tjerë. Vjedhja ka ndodhur në ambientin e jashtëm të dyqanit.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit