Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare skenaristi i serialit të famshëm “The Simpsons”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.11.2025, 22:48

Dan McGrath, skenaristi i njohur i serive të animuara si The Simpsons dhe Mission Hill, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur familja e tij përmes rrjeteve sociale.

“Humbëm dje vëllain tonë Danny. Ai ishte një njeri i veçantë dhe i pazëvendësueshëm – një djalë, vëlla, xhaxha dhe mik i jashtëzakonshëm. Zemrat tona janë të thyera”, shkroi motra e tij, Gail McGrath Garabadian.

Sipas deklaratës së saj për The Hollywood Reporter, McGrath ndërroi jetë të premten në Spitalin NYU Langone në Bruklin pas një goditjeje cerebrale.

McGrath ishte i njohur për kontributin e tij në seritë The Simpsons, Saturday Night Live, King of the Hill, Gravity Falls dhe Mission Hill. Karrierën e tij e nisi në Saturday Night Live në vitin 1991, ku punoi me talentë të njohur si Adam Sandler dhe Chris Farley.

I lindur më 20 korrik 1964 në Bruklin, McGrath u diplomua në Universitetin Harvard, ku shërbeu si zëvendëspresident i revistës studentore humoristike Harvard Lampoon. Gjatë karrierës së tij në The Simpsons, ai shkroi 50 episode (1992–1994) dhe mori kredi prodhimi për 24 episode të tjera (1996–1998).

Disa nga episodet më të njohura që ai shkroi përfshijnë Homer’s Phobia, për të cilin fitoi një çmim Emmy në 1997, si dhe Boy-Scoutz n the Hood, The Devil and Homer Simpson dhe Time and Punishment. McGrath ishte gjithashtu nominuar për çmime të tjera prestigjioze, përfshirë Emmy për SNL dhe çmimin Gilda e Shkrimtarëve për filmin Life: A Loser’s Manual.

Gjatë karrierës, McGrath u largua dy herë nga The Simpsons, por vazhdoi të punonte në Mission Hill dhe më pas kaloi pothuajse një dekadë në King of the Hill, ku shkroi 11 episode dhe mori kredi prodhimi për 28 të tjera (2002–2010).

Familja e tij ka kërkuar që, në vend të luleve, njerëzit të bëjnë dhurata për Shkollën e Lartë Regis, ish-shkollën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit