Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.11.2025, 21:44

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Sharban të Prishtinës.

Rasin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana, bëri të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana.

Mësohet se i njëjti është ushtar i FSK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit