“Sharja më dhemb më shumë se një grusht”, autori pranon vrasjen në Kalanë e Berati: E qëllova në sy të së bijës!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.11.2025, 21:28

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 28 Tetor në Kalanë e Beratit, ku humbi jetën Keli Hoxha pas një goditjeje me thikë. Sipas dëshmisë së Kristo Memës, një ish-i dënuar për vrasje, ai ka pranuar se e qëlloi Hoxhën në gjaknxehtësi, pas një konflikti verbal.

“Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali”, ka rrëfyer Mema, duke treguar momentin që çoi në tragjedi. Autori e ka shpjeguar veten duke thënë se qëlloi në gjaknxehtësi e sipër, mbasi dëgjoi sharje nga turisti, duke shtuar: Nuk dua të justifikohem për atë që bëra. Por mua më vret fjala se një grusht apo pëllëmbë, dhe kur më fyejnë unë nevrikosem shumë”.

Ngjarja ndodhi në sy të vajzës së viktimës, e cila kishte reaguar kur pa një kalë të bardhë të lidhur. Sipas bashkëshortes së të ndjerit, Vjollcë Haxhia, vajza e saj ishte e tronditur: “Ju afrua pranë kalit dhe nuk kishte njeri aty. Vajzës i erdhi keq dhe tha: ‘gjynah, pse është lidhur’. Kur Keli dhe vajza e preknin kalin, personi doli dhe tha: ‘mos e prekni, nëse do ta prekësh duhet ta paguash’. Keli iu përgjigj: ‘po ska gjë, ne thjesht e prekëm”.

Sipas dëshmisë, tensioni u rrit kur pronari i kalit filloi të shante, dhe më pas qëlloi Hoxhën. Pas incidentit, viktima ka kërkuar ndihmë: “Lajmëro ambulancën, se më theri”, është shprehur ai.

Ngjarja është duke u hetuar nga autoritetet ndërsa në dosje janë pyetur edhe familjarët e të ndjerit, përfshirë nënën dhe bashkëshorten e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit