Vogëlushi tifoz me zemër, qan me dënesë pas humbjes me Anglinë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2025, 21:17

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video që prek zemrën dhe emocionon çdo shqiptar. Një tifoz i vogël, ende fëmijë, shfaqet duke qarë me dënesë menjëherë pas fishkëllimës finale të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026, Shqipëri–Angli.

Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 nga 'Tre Luanët', duke e mbyllur aventurën në kualifikuese me humbje. Megjithatë, ishte një humbje që erdhi pas një paraqitjeje dinjitoze, me lojtarë si Strakosha që shkëlqyen me pritje vendimtare dhe ekipi që doli me kokën lart nga fusha. Përballë kishin Anglinë rekordmene të këtij edicioni, por Shqipëria luajti me guxim, duke patur raste të mira shënimi, sidomos në pjesën e parë.

Megjithatë, për vogëlushin e kësaj videoje, humbja është thjesht humbje, dhe ai e përjeton atë si një tifoz i vërtetë, me gjithë shpirt e pasion.

Lotët e tij nuk janë thjesht trishtim, janë dashuri e pastër për Shqipërinë!

Vogëlushi, i filmuar nga babai i tij, e sheh Kombëtaren si idhullin e tij dhe e përjeton çdo gol të pësuar apo çdo rezultat negativ me dhimbje të vërtetë. Kjo dënesë është dëshmi e asaj çfarë futbolli dhe simbolet kombëtare arrijnë të ndezin në zemrat e të vegjëlve.

Edhe pse humbëm ndeshjen e fundit, Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Sylvinho e mbylli Grupin K në vendin e dytë me 14 pikë dhe siguroi Play-Off-in e Botërorit 2026!

Ky rezultat, i arritur pas një fushate të lavdishme, tregon se ka vend për t’u gëzuar dhe se kjo dashuri e madhe e tifozëve të rinj është motivimi më i mirë. Ky është brezi i ri, ai që e do Shqipërinë pa kushte, në fitore e në humbje.

Respekt dhe admirim për këtë vogëlush! Lotët e tij janë medalja më e çmuar për Kombëtaren!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit