Trajneri i Anglisë vlerëson maksimalisht Shqipërinë: I keni të gjitha shanset për të shkuar në Botëror!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2025, 20:47

Anglia e mbylli me pikë të plota Kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke fituar sot ndaj Shqipërisë me rezultatin 0-2. Ky ishte i njëjti rezultat si në ndeshjen e parë, ku anglezët triumfuan në shtëpi përballë kuqezinjve.

Pas sfidës, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, dha një intervistë ku vlerësoi maksimalisht paraqitjen e Shqipërisë dhe tha se kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e Botërorit.

“Absolutisht që nuk ishte një fitore e lehtë. Nuk e prisnim të ishte e lehtë. Shqipëria është e fortë. Ka pësuar vetëm 5 gola në këto kualifikuese, ku 4 prej tyre i ka pësuar nga ne. Stadiumi ishte i bukur dhe të jepte emocione të mëdha,” u shpreh Tuchel.

Ai shtoi se është jashtëzakonisht krenar për ecurinë e Anglisë:

“Jam shumë krenar për rekordin tonë në këto kualifikuese. Skuadra më ka bërë shumë krenar. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të shkuar në Botëror. Keni trajnerin, keni lojtarët dhe është mëse e mundur të shihemi në Botëror.”

Pavarësisht humbjes, kuqezinjtë dhanë një paraqitje dinjitoze ndaj një prej skuadrave më të forta në botë, duke u larguar nga fusha me kokën lart.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit