Makina përplas këmbësoren në Berat, transportohet me urgjencë në spital

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.11.2025, 19:53

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Çiflik. Sipas burimeve, një automjet tip Benz, me targa AA 022 PR, ka përplasur një këmbësore.

E plagosura është identifikuar si Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burimet bëjnë me dije se, pavarësisht dëmtimeve të marra, fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë këqyrjen e plotë të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se këmbësorja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur është goditur nga automjeti.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit