“Një nga ndeshjet më të vështira në grup,” Kane flet pasi dy golave ndaj Kombëtares

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.11.2025, 21:18

Edhe pse shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Shqipërisë, Harry Kane nuk e nënvlerësoi aspak ekipin tonë.

Në një intervistë pas ndeshtjes, sulmuesi i Bayern Munich e cilësoi ndeshjen e sotme si një nga më të vështirat e grupit. Ai tha se u desh të bënin shumë durim dhe presing për të arritur rezultatin.

Ishte një ndeshje vërtet e vështirë, një nga më të vështirat që patëm në grup. Na u desh të ishim të duruar dhe t’i bënim presing, gjë që e bëmë dhe përfunduam me një fitore 2-0 dhe një tjetër rrjetë të paprekur,” tha Kane.

Në pjesën e parë bëmë goditje nga jashtë portës, pastaj kur hyri Saka, e dinim sa i mirë është ai me shtyllën e parë. Kështu që shkuam në shtyllën e parë, patëm pak fat me goditjen standarte, por për fat të mirë isha aty për ta devijuar.

Nëse do të shkosh larg në çdo turne, të nevojitet një skuadër e tërë, të nevojiten lojtarë që nuk janë vetëm titullarë, që vijnë nga stoli dhe bëjnë diferencën. Kështu është futbolli. Nuk janë vetëm 11 që luajnë, djemtë hyjnë dhe bëjnë diferencën", tha ai.

Pavarësisht dëshirës së madhe për të pasur një rezultat pozitiv, kjo gjë ishte e pritur nga një skuadër si Anglia me lojëtarë shumë të përgaditur. Fokusi i kombëtares tashmë është sfida e “Play off” që do të vendosë nëse ëndrra do të vazhdojë më tej, apo gjithëçka përfundon atje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit