Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria përballon Anglinë me një paraqitje solide

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2025, 18:55

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Angli, që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë bënë një paraqitje të shkëlqyer në 45 minutat e para, duke krijuar edhe disa raste, por pa arritur të rrezikojnë seriozisht portën e Henderson.

Lajmi i keq për Shqipërinë erdhi herët, pasi Elseid Hysaj u dëmtua dhe u detyrua të zëvendësohej nga Balliu në minutën e 26.

Edhe Anglia pati mundësinë e saj për të zhbllokuar rezultatin, por Strakosha u tregua vendimtar me një pritje fantastike në minutat e fundit të pjesës së parë. Mbrojtja kuqezi u shfaq në super formë, duke neutralizuar shumicën e tentativave të anglezëve.

Kjo sfidë është e fundit për kualifikueset e Botërorit 2026 në Grupin K. Shqipëria e ka siguruar tashmë Play Off-in, ndërsa Anglia e ka prerë biletën për në Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Serbia po humbet 0-1 kundër Lituanisë, duke thelluar krizën e rezultateve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit