Meksikë/ Gjenerata Z ngrihet në protesta masive pas vrasjes së kryebashkiakut që luftoi krimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2025, 18:07

Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në Meksikë nën thirrjen e lëvizjes “Generation Z”, duke denoncuar rritjen e dhunës pas vrasjes së një kryebashkiaku që luftoi ashpër krimin në qytetin e tij, ngjarje e cila ndodhi në fillim të muajit.

Në Mexico City, një grup protestuesish të maskuar shembën barrierat pranë Pallatit Kombëtar, rezidenca e presidentes Claudia Sheinbaum, duke shkaktuar përplasje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës. Sipas autoriteteve, janë plagosur 100 efektivë policie, 40 prej të cilëve u dërguan në spital, ndërsa 20 civilë kanë marrë dëmtime. Janë arrestuar 20 persona të tjerë.

Protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera, sidomos në shtetin Michoacan, ku zemërimi është rritur pas vrasjes më 1 nëntor të kryebashkiakut të Uruapan, Carlos Manzo, i qëlluar për vdekje në një aktivitet publik.

Në Mexico City, një pjesë e protestuesve akuzuan partinë në pushtet Morena, duke brohoritur “Jashtë Morena”. Disa prej tyre kërkuan më shumë veprim nga shteti kundër krimit dhe korrupsionit, duke thënë: “Carlos nuk vdiq, qeveria e vrau”.

Grupi që u vetëquajt “Generation Z Mexico”, organizator i protestave, deklaron se është apolitik dhe përfaqëson të rinjtë e lodhur nga dhuna, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Qeveria nga ana tjetër ka vënë në dyshim motivet e protestës, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë kundërshtarë të djathtë dhe se fushata është shtyrë nga botet në rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit