“Ky i ri në Shkodër fle mes rrugës, ka nevojë ndihmë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.11.2025, 19:05

Një qytetar i Shkodrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel për ndihmë, lidhur me një të ri të pastrehë që prej kohësh jeton në rrugë.

Në fotot e dërguara prej tij, i riu shihet teksa fle në një lulishte pranë kishës, i vetëm dhe pa askënd pranë që t’i ofrojë mbështetje apo ta pyesë nëse ka nevojë për ndihmë.

Në ditë të ftohta e të ngrohta, ai shtrihet në trotuaret e qytetit, ndërsa e vetmja mënyrë për të siguruar pak të ardhura mbetet mbledhja e mbeturinave. Sipas qytetarit, përveç një strehimi të sigurt, ai ka nevojë edhe për trajtim mjekësor, pasi vuan nga probleme të rënda dentare dhe shëndetësore.

Apeli u drejtohet Bashkisë së Shkodrës dhe shërbimit social, të cilët kanë detyrimin ligjor dhe human të kujdesen për këtë të ri. Mos e lini këtë djalë pa i dhënë një fije shprese!

Në mesazhin e plotë, qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ, doja të ndaja me ju një shqetësim të madh që kam për një djalë të ri dhe të paaftë që ndodhet në Shkodër. Ka dy vjet që unë e kam parë të lypë dhe mbledh mbeturina nëpër kazanët e qytetit.

Është shumë i dobët fizikisht. I pa larë dhe i kequshqyer. E kam parë që fle gjithë kohës rrugëve ku ta zërë nata. Nëna e tij gjithashtu ende rrugëve të Shkodrës duke lypur e duke kërkuar kazanët dhe mban rreth vetes gjithë ato qen rruge.

Më vjen shumë gjynah për këtë djalë që e shikoj të flejë rrugëve e trotuarëve në të ftohtë vetëm me një batanije ose fare pa të. Ka probleme denatare e shëndetësor. Ku janë institucionet? Ku është shteti? Dhe ku jemi ne të gjithë që kalojmë afër tij sikur nuk e shikojmë çdo ditë?

Sot ishte afër kishës dhe një dyndje me njerëz në meshën e orës 10:00 dhe të gjithë kalonin afër tij dukur të mos egzistonte. Ju lutem publikojeni që të bëhet diçka për të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit