Kartonët e verdhë detyrojnë Sylvinho të bëjë ndryshime, zbulohen formacionet e ndeshjes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.11.2025, 16:53

Kombëtarja Shqiptare e futbollit zhvillon sot ndeshjen e fundit në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku përballet me Anglinë. Rezultati nuk do të ndikojë aspak, pasi të dyja skuadrat kanë arritur objektivin, duke u kualifikuar në fazën "Play-Off".

Duke pasur parasysh ndeshjen vendimtare të play-off-it në mars, trajneri Sylvinho ka zgjedhur të mos rrezikojë lojtarët që ndodhen një karton të verdhë larg pezullimit. Për këtë arsye, Mitaj dhe Shehu nuk janë përfshirë në listën e 23-shes, ndërsa Ajeti dhe Manaj janë ulur në stol. I vetmi titullar nga grupi i rrezikuar mbetet Bajrami.

Në formacion, vendin e Mitajt e zë Aliji, ndërsa Ramadani merr rolin e Shehut në mesfushë. Në fazën ofensive, Uzuni është vendosur në qendër të sulmit, me Hoxhën dhe Bajramin që do të operojnë nga krahët.

Në kampin anglez bie në sy zgjedhja e trajnerit Tomas Tuhel për të mos kursyer asnjë prej yjeve të skuadrës, duke hedhur në fushë që nga minuta e parë futbollistë të kalibrit të Stouns, Rajs, Bellingam dhe Kejn.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni. Trajner: Sylvinho

Anglia: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Bellingam, Eze, Kejn. Trajner: Tomas Tuhel

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit