Vdekja e shqiptarit në Itali, dyshohet se u shty nga ballkoni nga një mik i tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.11.2025, 15:23

Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Romë, ku 27-vjeçari shqiptar Leonardo Fiorini humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të tretë. Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është 25-vjeçari David Stojanovic, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak dhe ka mohuar autorësinë, duke e cilësuar ngjarjen si aksident fatkeq. Ngjarja ndodhi në një B&B në lagjen Monteverde, ku të dy miqtë jetonin përkohësisht për punë sezonale.

Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes, duke përfshirë grindjet e vazhdueshme midis dy shokëve, si dhe prania e një sasie të vogël droge, konkretisht kanabis, në apartament. Autoritetet po punojnë për të sqaruar motivin dhe se si ndodhi rënia tragjike e Fiorinit, ndërsa Karabinierët nga Compagnia di San Pietro janë angazhuar në hetim, në koordinim me Zyrën e Prokurorit.

Pyetje të rëndësishme mbeten pa përgjigje: çfarë shkaktoi grindjen mes dy miqve dhe nëse ishte një aksident apo vrasje e qëllimshme. Fiorini ra nga disa metra lartësi dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ndihmës mjekësore, nuk mundi të shpëtonte jetën. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rolin e Stojanovic dhe rrethanat e vdekjes së të riut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit