Nis festa në rrugët e Tiranës, tifozët e kombëtares ndezin atmosferën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.11.2025, 15:51

Kjo e dielë e ka veshur Tiranën “Kuqezi” pasi me mijëra tifozë të Kombëtares janë mbledhur për t’i dhënë jetë festës para sfidës së shumëpritur ndaj Anglisë, që nis në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.

Me flamuj në duar, qeleshe tradicionale, këngë e valle patriotike, atmosfera është elektrizuese dhe plot gjallëri.

Ndonëse të dyja skuadrat i kanë arritur objektivat e tyre, ky duel është shndërruar në një ndeshje luksi, një shfaqje futbolli që po pritet më shumë si festë se sa si presion rezultati. Rrugët e Tiranës kanë nisur të gumëzhijnë prej orësh, ndërsa këngët e tifozëve kanë krijuar një atmosferë që frymëzon emocione të forta.

Sytë janë tani nga fusha, ku Shqipëria do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit. Trajneri Silvinjo mban një sy te kartonët, pasi pesë lojtarë rrezikojnë mungesën në “play off” nëse ndëshkohen, duke i shtuar edhe një nuancë tensioni festës së madhe kuqezi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit