Sëmundja i ka dobësuar muskujt dhe e ka paralizuar, Aureli ka nevojë për ndihmë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.11.2025, 15:50

KUSHDO KA MUNDËSI, TË KONTRIBUOJË NË LINK-UN E GOFUNDME

Aurel Kasa, një 35-vjeçar nga Shqipëria, prej shumë vitesh përballet me një sëmundje serioze neurologjike, CIDP, që e ka privuar nga aftësia për të ecur dhe për të jetuar një jetë normale. Sëmundja nisi kur ai ishte 16-vjeç dhe ka përparuar me kalimin e viteve, duke e bërë çdo ditë një sfidë të madhe. Pavarësisht përpjekjeve për trajtime lokale dhe vizitave në Itali, gjendja e tij shëndetësore ka vazhduar të përkeqësohet.

Mjekët e specializuar në Itali kanë rekomanduar një trajtim të personalizuar me imunoterapi dhe fizioterapi, që kushton rreth 100,000 euro. Ky trajtim është shpresa e tij e vetme për të rikthyer shëndetin dhe aftësinë për të ecur. Megjithatë, Aurel dhe familja e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar këtë shifër dhe janë përballur me refuzime të shumta nga institucionet shqiptare për mbështetje jashtë vendit.

Për të mbledhur fondet e nevojshme, Aurel ka hapur një faqe GoFundMe dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe njerëzve me zemër të mirë që të kontribuojnë, pavarësisht nga madhësia e donacionit. Ai shprehet mirënjohës për çdo ndihmë, që do ta afrojë një hap më pranë shërimit dhe rikthimit në jetën normale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit