Plagosja në Shkodër/ “Gjovalini i pyjores merret me drogë, shok i kryetarit Marinaj dhe Sterkajt”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.11.2025, 14:25

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku Edison Tirana u qëllua me armë zjarri dhe u godit me mjete të forta. Autorët e dyshuar janë vëllezërit Gjovalin dhe Pëllumb Gjekaj nga Pjetroshani, ndërsa një tjetër është në kërkim. Konflikti dyshohet se nisi pas një debati për parakalime në doganën e Hanit të Hotit. Pas ndjekjes, makina e viktimës u qëllua, doli nga rruga dhe Tirana u dhunua pasi u gjet i fshehur pranë karburantit.

Por sipas një qytetari që ka bërë denoncim, Gjovalin Gjekaj ka qenë i përfshirë më herët, në vitin 2023 në një rast me sera kanabisi në Malësi të Madhe. Denoncuesi thotë se ai ka poste drejtuese në pyjore dhe ka lidhje me kryebashkiakun e Malësisë së Madhe Tonin Marinaj dhe ish-deputetin Paulin Sterkaj. Ai shkruan se familja Gjekaj është mbrojtur shpesh nga drejtësia në çështje të ndryshme. Ai shton se djali i Gjovalinit është aktualisht në kërkim.

Denoncimi 1

Gjovalin Gjekaj drejtor i pyjoreve në Malësi të Madhe. Dikur i arrestuar për sera me kanabis. Sërish afër me politikën. Mbajnë veten për gangstera. E dinë veten të fortë me politikën. Ka lidhje me Tonin Marinaj Paulin Sterkaj. Deri me sot i kanë mbyllur të gjitha që kanë pasur me drejtësinë punë 2-3 ditësh. Djali i tij që është në kërkim. Ky është Gjovalini.

Një tjetër qytetar pretendon se përplasja e fundit lidhet me prishje pazaresh dhe ka qenë e paralajmëruar prej kohësh. Sipas tij, në zonën e Koplikut prej muajsh qarkullojnë grupe të armatosura pa ndërhyrjen e policisë. Ai shton se autorët e dyshuar kanë pasur njerëz brenda doganës që u jepnin informacion. Denoncuesi beson se incidenti i parakalimit nuk është shkaku i vërtetë, por vetëm momenti kur tensioni shpërtheu hapur.

Denoncimi 2

Përshëndetje për këtë sherrin në Koplik i rast tillë e kam denoncuar tek ju kohë përpara. Mbrëmë janë ngatërruar për prishje pazaresh Gjovalin është drejtor pyjesh në bashkinë Malësi e Madhe Është për prishje pazaresh dhe qe ka muaj që shëtisin grupe të armatosur nga këta shteti policia asht inikzistent. E kanë ruajtur në doganë kanë punonjës në doganë që jep info. Parakalimi s’ka lidhje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit